Nga parlamenti i BE-së, e mbijetuara e Holokaustit, gjermanja 100 vjeçare, Margo Friedlander, erdhi për ti transmetuar përjetimet e hidhura të 77 vjetëve më parë para deputetëve të Evropës.
Ajo bëri thirrje që mizoria më e rëndë e historisë moderne të mos harrohet.
Rrëfimin e një të mbijetuareje të Holokaustit e dëgjuan edhe deputetet e Bundestagu.
Inge Auerbacher tha se e tmerron fakti që urrejtja ndaj hebrenjve po vazhdon.
“Urrejtja ndaj hebrenjve është përsëri e pranishme në shumë vende të botës, përfshirë edhe Gjermaninë,” deklaroi ajo.
Mysafir i veçantë ishte edhe kryetari i Parlamentit izraelit, Mickey Levy, i cili shpërtheu në lot teksa po lexonte lutjen e zisë çifute nga libri që i përkiste një djali hebre në gjermani.
Në Itali u mbajt një tubim përkujtimor në në vendin ku më 1943, rreth 1 mijë hebrenjtë u grumbulluan nga nazistët dhe u dërguan në kampin përqendrimit të Aushvicit.
Midis pjesëmarrësve ishte senatorja e mbijetuar 91-vjeçare, Liliana Segre.
Në total, rreth 6 milionë hebrenj u vranë nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë Holokaustit. Rreth 1.5 milionë ishin fëmijë.