Francë: Arrestohet një grua pasi fëmija i saj 10 vjeçar gjendet i vdekur në valixhe

Francë: Arrestohet një grua pasi fëmija i saj 10 vjeçar gjendet i vdekur në valixhe

Është arrestuar nëna e një djali 10-vjeçar nga Policia franceze pasi që trupi i fëmijës u gjet i futur në një valixhe, kanë deklaruar nga prokuroria.

Trupi u gjet të enjten në qytetin Ferrieres-en-Brie në lindje të Parisit.

Nëna, 33 vjeçe, të cilën policia e kishte kërkuar që kur partneri i saj sinjalizoi alarmin, u arrestua në qytetin e afërt Choisy-le-Roi në shtëpinë e një anëtari të familjes, thanë prokurorët rajonalë, shkruan AFP, përcjell Gazeta ‘Enigma’.

Shqetësimi fillimisht ishte shkaktuar pasi gjaku u gjet në shtëpinë e familjes dhe autoritetet filluan menjëherë një operacion kërkimi.

Hetimet çuan në zbulimin e trupit të fëmijës “të fshehur në një valixhe me rrota, në një kosh plehrash” afër shtëpisë së familjes, tha Laureline Peyrefitte, prokurorja publike nga qyteti i Meaux.

“Ai kishte disa plagë të rënda, me shumë gjasa të shkaktuara nga një goditje me thikë”, shtoi ajo. Andaj është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes./Gazeta Enigma/

Related Articles