Është sulmuar fizikisht referenti i Gjykatës Themelor të Prishtinës.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në vendin e tij të punës.
Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar zyrtarin e gjykatës (referent), viktimën mashkull kosovar, në vendin e tij të punës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/Gazeta Enigma/