Bilanci total i të infektuarve me COVID-19 në botë ka arritur rreth 150 milionë.
Ndërsa, 3 milionë e 135 mijë e 602 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
126 milionë e 233 mijë e 793 persona janë shëruar nga koronavirusi në botë.
Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me 32 milionë e 875 mijë e 45 raste, pastaj India me 17 milionë e 636 mijë e 307 raste dhe Brazili me 14 milionë e 370 mijë e 456 raste.