Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka komentuar dokumentin e fundit i quajtur si “non-paper” cili u publikua në media ku flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Berisha ka thënë se në këtë “non-paper” mungon vetëm përshkrimi i momentit dhe vendit ku do të nënshkruhet ky kapitullim.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha ka thënë se nuk ekziston lider apo parti politike në Kosovë që do të nënshkruante një marrëveshje të tillë.
“Me bindje të thellë dëshiroj t’ju garantoj se nuk ka lider të Kosovës, parti politike, e as legjislaturë të Kuvendit të Kosovës që do të nënshkruante apo votonte një marrëveshje si kjo e parashtruar në këtë “non paper” apo ndonjë element të përmendur në të”, ka shkruar Berisha.
Ai ka theksuar se nëse dikush mendon se një gjë e tillë mund të realizohet atëherë tymi i gazit lotsjellës që ishte hedhur në Kuvend, nuk do të mbetet më në Parlament, e as brenda kufijve të Kosovës.
/Gazeta Enigma/