Të paktën 19 persona të vdekur nga moti i keq në Brazil

Të paktën 19 persona të vdekur nga moti i keq në Brazil

Si pasoj e shirave të rrëmbyeshëm në Brazil të paktën 19 persona kanë mbetur të vdekur dhe nëntë të tjerë të lënduar.

Stuhia shkaktoi rrëshqitje të dheut në Sao Paulo të Brazilit, raporton BBC-ja, transmeton Gazeta ‘Enigma’.

500 familje kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore.

Guvernatori i Sao Pauolos, Joao Doria, ka lëshuar fonde emergjente për të ndihmuar zonat e prekura.

Ministria Federale e Zhvillimit Rajonal në Brazil, deklaroi se gjendja është duke u monitoruar.

Moti i keq në disa pjesë të botës ka rritur aktivizimin për luftimin e ndryshimeve klimatike, pasi e shohin si faktorin kyç në çrregullimin natyror./Gazeta Enigma/

Related Articles