Dafina Zeqiri fton profesorin Paci që të bëjnë një video bashkë për TikTok

Dafina Zeqiri fton profesorin Paci që të bëjnë një video bashkë për TikTok

Profesori nga Vushtrria, Lulëzim Paci, ka rrëfyer se është duke i përjetuar rëndë ofendimet që po merrë pasi videot e tij u bënë virale.

Paci i cili ka pasion vallen tradicionale, po bullizohet që disa ditë për shkak të publikimit të një video në TikTok ku ai shihet duke vallëzuar.

Gjatë rrëfimit të tij, ku edhe shpërtheu në lot, Paci mori përkrahje të madhe.

Ndërsa, ai ka marrë një ftesë edhe nga këngëtarja Dafina Zeqiri për të realizuar bashkë një video për TikTok në sheshin e Prishtinës.

Tutje ai ka folur për famën që ka arritur brenda natës, por edhe për problemet që i ka sjell ajo.

Ai po ashtu ka treguar se i kishte thënë vëllait të tij, nëse të pyesin se çka e ke Lulëzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”, deklaroi Paci derisa ia nisi të qajë./Gazeta Enigma/

Related Articles