“City e dinte që do të shpallej fajtor, andaj donte që në mënyrë sekrete të bënte marrëveshje”

“City e dinte që do të shpallej fajtor, andaj donte që në mënyrë sekrete të bënte marrëveshje”

Manchester City e dinte se Premierliga do ta shpallte fajtor për shkeljen e rregullave financiare dhe tentoi të arrinte një marrëveshje pak para shpalljes së vendimit, sipas mediumit amerikan “Bloomberg”.

Për t’i zgjidhur shkeljet jashtë gjykatës, klubi ofroi të paguante një gjobë të madhe dhe ta mbyllte çështjen me kaq.

Premierliga e refuzoi ofertën, duke e ditur se Liverpooli, Arsenali dhe Manchester Unitedi do ta kundërshtonin fuqishëm atë, pasi shkeljet e Manchester Cityt i kishin vendosur në një pozitë dukshëm më të pafavorshme.

I shpallur fajtor për 114 shkelje të rregullave financiare të Premierligës, Manchester City tani po e apelon çështjen.

Nëse vendimi për fajësinë mbetet në fuqi, dënimi i Manchester Cityt ende nuk dihet. Mediat britanike kanë spekuluar për zbritje pikësh dhe rënie nga liga.

Manchester City megjithatë në fushën e lojës e fitoi ndeshjen e tij.

Skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca e mposhti Liverpoolin në “Anfield” këtë të diele që e lamë pas, me shifrat prej 3-0.

Related Articles