Një kamion përplaset me anësoret e rrugës në Komoran

Një kamion përplaset me anësoret e rrugës në Komoran

Një person është lënduar pas një aksidenti në Komoran, derisa një kamionë është përplasur me anësoret e rrugës.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime.

“Në ora 09:30 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, te Parku i Biznesit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion), dyshohet si shkak i kushteve të rrugës drejtuesi i automjetit ka humb kontrollin dhe ka goditur këmbët e urës. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”, thuhet në njoftimin e Policisë

Ndryshe, sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë reshje të borës.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar për Gazetën “Enigma” se rrugët janë të kalueshme.

“Sipas informatave nga tereni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale si dhe autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Edhe pse pati reshje bore pa ndërprerë, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë e Infrastrukturës. /Gazeta Enigma/.

Related Articles