Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përfundojnë takimin me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pas takimit me krerët e PDK-së dhe LDK-së, Escobar dhe Lajçak janë duke zhvilluar takim me kryetarin e Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Takimet janë zhvilluar në Ambasadën e Amerikës në Kosovë.
Ndryshe, Escobar dhe Lajçak, gjatë ditës së djeshme, janë të takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurtin. /Gazeta Enigma/.
LEXO EDHE: Gjithçka që duhet të dini nga vizita e Escobar dhe Lajçak