Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, që e filloi mandatin e tij duke bërë opozitë në Shqipëri.
Ajo është shprehur tutje se bashkëpunimi midis shqiptarëve nënkupton angazhim politik përtej kufijve, por tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës lë shije të keqe sipas saj.
Shahini më tutje thotë se lajmi më i mirë i zgjedhjeve është se votuesit e dënuan LSI-në, të cilën e quaj “parti pa ideologji politike”.
Ky është postimi i saj:
Kurti e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri! ????
Nuk dua të keqkuptohem: bashkëpunimi organik mes shqiptarëve patjetër nënkupton edhe angazhimin politik përtej kufijve. Por, tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.
Megjithatë lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së: partisë pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas, duke i shërbyer interesave të ngushta të udhëheqësit të saj. Votuesit me të drejtë i thanë “mjaft” kësaj lloj politike.