Edhe të punësuarit edhe të papunët po largohen nga Kosova

Edhe të punësuarit edhe të papunët po largohen nga Kosova

Ekonomia e Kosovës po tregohet e pafuqishme dhe jo atraktive për të rinjtë kosovar të cilët kanë vendosur që rruga më e mirë është imigrimi në shtetet e Bashkimin Evropian.

Në debatin i cili është zhvilluar rreth ndikimit të pandemisë në ekonomi është konstatuar se fuqia punëtore po largohet nga Kosova.

Nora Hasani nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka deklaruar se 1/3 e të punësuarve po largohen nga Kosova. Ajo deklaron se këto të dhëna janë shqetësuese.

“Duhet të flasim më njerëzit, t’i dëgjojmë, nuk është vetëm mungesa e vendeve të punës, është më komplekse. Ajo që do t’i mbajë të rinjtë në vend është një vizion i qartë. Ne duhet të iu japim mundësi të rinjve” tha Hasani.

 Kurse Gentian Gashi, hulumtues në GAP, tha se pandemia ka ndikuar edhe në migrimin e qytetarëve nga Kosova për në Gjermani.

Ndërkaq Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti,  tha se ikja e të rinjve ka ndodhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit shumë vjeçar.

“Kjo është si pasojë e një korrupsioni dhe një keqmenaxhimi” tha ai.

Kurse ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, tha se rregullorja e miratuar në vitin 2016 nuk e kufizoi numrin e vizave që jepen.

Ai ka bërë të ditur se kanë lëshuar 5  mijë e 500 viza dhe se duhet që të plotësohen kushtet ligjore nga të gjithë ata që duan të udhëtojnë në Gjermani.

“Asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk ka një numër maksimal të migrantëve për të hyrë në Gjermani. Vizat për studim, arsim, bashkim familjar jepen pa ndonjë kufizim, vetëm a plotësohen kushtet ligjore. Ambasada e Gjermanisë ka lëshuar 5 500 viza për të gjitha llojet e punësimit” ka thënë ai.

Related Articles