Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka deklaruar se më datë 4 shkurt do të bëhet shqyrtimi i masave anti-COVID, shruan Gazeta ‘Enigma’.
Tutje Berisha ka theksuar se shqyrtimi do të bëhet në bazë të situatës së pandemisë e veçanërisht me variantin Omicron.
Berisha ka kujtuar se shifrat e këtyre tre ditëve flasin për një përmbysje të numrit të të shëruarve në raport me ato të infektuarve.
“Ne i kemi marrë parasysh të gjitha kritikat që janë dhënë nga ana e publikut dhe akterëve politik dhe patjetër që këto masa do të shqyrtohen me datën 4 shkurt. Përderisa që tre ditë kemi një përmbytje për të mirë të të shëruarve në raport me të infektuarit ne do të presim edhe dy ditë, ditën e enjtë ne takohemi së bashku me ekspertët dhe në bazë të situatës në kohë reale ne do të shikojmë dhe do të vendosim për masat e reja”, ka thënë ai./Gazeta Enigma/