Fisnik Syla, jeton në Gjilan, ai përveç që njihet si i dashuri i Fjolla Morinës, ka rastisur që është i njohur edhe për diçka tjetër në Shqipëri.
E gjithë kjo ka ndodhur pasi që ai i ka marrë paratë e familjes Shkreta nga Durrësi për një vend pune për djalin e saj me dokumente të rregullta, në Belgjikë..
Gjilanasi i kërkoi 10 mijë e 500 euro kësaj familje si fillim, për të bërë dokumentet gati, që më pas të mundësohej dërgimi drejt shtetit belg të djalit të Naxhije Shkretës.
Njohja e dy të rinjëve kishte ndodhur në instagram.
Pas raportimit në media nga familja që pretendojnë që u mashtruan, ai më pas i kishte kthyer paratë në llogarinë bankare kësaj familjeje pas presionit mediatik./Gazeta Enigma/