Ferizaj: Gjobitet edhe një kompani që nuk i pastroi rrugët nga bora

Ferizaj: Gjobitet edhe një kompani që nuk i pastroi rrugët nga bora

Kompania e cila është kontraktuar për të bërë mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Ferizaj, është gjobitur nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj pas disa inspektimeve të rrugëve lokale në Ferizaj, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve ishin të pa pastruara nga bora dhe ngricat, nga kompania përgjegjëse për pastrimin e rrugëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Policia i ka marr veprimet e nevojshme duke pasur parasysh që edhe në ditën e djeshme ka pasur një gjobë të tillë në po të njëjtën komunë.

“Edhe dje pasdite ndaj kompanisë ka inicuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve” njofton Policia e Kosovës.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve”, kanë përfunduar Policia e Kosovës në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/

Related Articles