UEFA ua kujton madrilienëve natën kur i ‘shkatërroi Lionel Messi

UEFA ua kujton madrilienëve natën kur i ‘shkatërroi Lionel Messi

UEFA e ka kujtuar njërën prej paraqitjeve më mahnitëse në historinë e Ligës së Kampionëve, natën kur Lionel Messi me magjinë e tij e shkatërroi i vetëm Real Madridin në gjysmëfinalen e vitit 2011.

Në këtë ditë 10 vjet më parë, Messi i dribloi një, dy, tre, katër, pesë futbollistë të Real Madridit para se ta mposhte Iker Casillasin midis Santiago Bernabeut.

Ishte një gol i mrekullueshëm dhe i rrallë individual. Messi e mori topin rreth 30 metra larg portës së Realit dhe i kaloi disa mesfushorë dhe mbrojtës me shpejtësinë e dritës, sikur ata të mos ishin aty.

Paraprakisht, argjentinasi e kishte kaluar Barcelonën në epërsi duke e futur në rrjetë një top të harkuar nga Ibrahim Afellay për ta thyer akullin.

Barcelona e fitoi 2:0 ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Real Madridit në Bernabeu, falë paraqitjes mjeshtërore të Messit.

Katalonasit e siguruan një vend në finale me rezultat të përgjithshëm 3:1, pasi ndeshja e kthimit në Camp Nou kishte mbaruar baras 1:1.

Skuadra e Pep Guardiolës, e udhëhequr nga Messi, ia doli ta fitojë trofeun e dytë brenda tri vjetëve në Ligën e Kampionëve, pasi e mundi Manchester Unitedin 3:1 në finalen e 27 majit në Wembley.  

Edhe në finale, Messi kishte shënuar një gol. 

Related Articles