Gjatë javë para krijimit të Super Liges, mbrojtësi i Barcelonës Gerrard Pique dhe presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin, kanë drekuar në një restorant në Barcelonë.
Sipas “RAC1”, Pike është pronar i klubit FC Andorra dhe është takuar me Ceferin për arsye biznesi ku qendra e bisedës kanë qenë të drejtat televizive dhe garat e UEFA-s. Sipas asaj që raportohet, drekës i është bashkuar dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
Por vetëm disa javë më vonë u krijua Super Liga e re dhe qasja e Ceferin ndaj Barcelonës ka ndryshuar shumë duke shprehur se do të marrë dhe masa ndëshkuese. Disa ditë më parë, mbi krijimin e Ligës së re Pique shkroi në “Twitter” fjalët “Futbolli është i tifozëve”, një thirrje e qartë kjo kundër Super Ligës.
Ky lajm ka bërë bujë të madhe pasi prapaskenat mbi krijimin e Super Ligës Europiane sa vijnë dhe shtohen.