LDK-ja shpall zgjedhje të brendshme në 11 degë

LDK-ja shpall zgjedhje të brendshme në 11 degë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në anonimitet të plotë ka vendosur t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të partisë shpalljen e zgjedhjeve në 11 degë.

Kjo u bë e ditur përmës një komunikate për media nga LDK-ja

“Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së ka diskutuar për situatën e fundit politike në vend, si dhe për organizimin e brendshëm partiak. Në bazë të raportit të Komisionit për Vlerësimin e Gjendjes së Degëve, si dhe në përputhje me Platformën politike për Fuqizimin dhe Reformimin e LDK-së, Kryesia, me unanimitet të plotë, vendosi që t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shpalljen e zgjedhjeve në këto degë: Ferizaj, Obiliq, Shtime, Kamenicë, Kaçanik, Hani i Elezit, Gjakovë, Klinë, Prizren, Malishevë dhe Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.

Në këtë mbledhje u vendos edhe që Këshillit të Përgjithshëm t’i kërkohet të shpallë zgjedhjet e rregullta të Forumit të Gruas të LDK-së dhe të Forumit të Rinisë të LDK-së që duhet të organizohen dhe të përfundojnë brenda qershorit të vitit 2022.

“Po ashtu, Kryesia mori vendim që të formojë Ekipin për Hartimin e Programit Politik dhe Qeverisës “Platfoma 2025”. Ky program do të jetë dokumenti bazë i orientimit politik dhe veprimit partiak të LDK-së dhe anëtarëve të saj përgjatë viteve të ardhshme, një dokument politik gjithëpërfshirës, me parime dhe zgjidhje të qarta të problemeve bazike dhe kronike në Republikën e Kosovës, si dhe me objektiva të arritshme të rrugëtimit tonë shtetëror në interes të qytetarëve të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles