Ish -luftëtari i UÇK-së Adnan Hyseni është operuar me sukses në Calw të Gjermanisë.
Adnan Hyseni është drejtor i Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni”.
Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka bërë të ditur se është operuar nga tromboza në të dy këmbët.
“Sprovat janë me u përball, Allahu me na jep forcë e njerëzit e jashtëzakonshëm me të mbështet në momente të vështira dhe me dalë edhe me sukses”, ka shkruar ai.
Tutje ka falënderuar Halil Krasniqin, i cili e ka kryer operacionin e tij.
“Faleminderit përjetësisht mikut tim Dr. Halil Krasniqi dhe stafit të tij që sot unë kalova me sukses operimin e trombozës në të dy këmbët dhe mundësinë për t’u rikthyer e vazhduar shërbimin ndaj atdheut dhe kombit”, shkroi Hyseni.