Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga gazetarët dhe punëtorët medial që t’i përmbahen Kodit Etik të Mediave të Shkruara.
AGK ka shkruar se roli i mediave në Kosovë është esencial për ofrimin e informatave kredibile dhe të paanshme.
“Duke marrë shkas nga një raportim joprofesional dhe joetik në disa media sot, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës edhe njëherë u kujton kolegëve gazetarë dhe punëtorëve të tjerë medialë rëndësinë për t’iu përmbajtur Kodit Etik të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodit Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës. Roli i medias në demokracinë e re të Kosovës është esencial për ofrimin e informatave kredibile dhe të paanshme për qytetarët e vendit, në interes të publikut, thuhet në komunikatën e AGK-së./GazetaEnigma/