Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur dhe ia ka marrë patent shoferin një ngasësi nga Ferizaj, shkruan Gazeta Enigma.
Gjoba e shqiptuar është në vlerë prej 500 eurosh.
Shoferi me inicialet A.K ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.
“Policia ndaj shoferit me inicialet A.K (M/K) i moshës 35 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një vit (1) masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet në një komunikatë për media.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka apeluar tek ngasësit e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes./GazetaEnigma/