“Nafta do të gjendet, por me çmime të larta dhe jo stabile”

“Nafta do të gjendet, por me çmime të larta dhe jo stabile”

Ekonomisti, Safet Gërxhaliu thotë se pandemia ekonomike pas pandemisë COVID e ka goditur tërë botën.

Sipas tij kjo krizë energjetike po përcjellet edhe me kriza ushtarake, gjeo-strategjike, politike dhe në hulumtime ambientale.

“Sot vetëm dy fuqi të prodhimit mund të prodhojnë me kapacitete si para pandemisë janë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe por Emiratet janë ne probleme të mëdha me kryengritësit Jemen që po ndikojnë në tensione politike dhe trazira që po e ngadalësojnë rritjen e prodhimit të naftës”, shkruan Gërxhaliu.

Ai gjithashtu thotë se pandemia Omicron është treguar më e butë krahasuar me atë COVID dhe sipas tij shumë shtete e kanë përshpejtuar procesin e rimëkëmbjes ekonomike.

“Pandemia Omicron është treguar më e butë krahasuar me Covid 19 dhe shumë shtete e kanë përshpejtuar procesin e rimëkëmbjes ekonomike ku nevoja për naftën ka qenë e rritur dhe ka ardhur deri te një debalans në mes ofertës dhe kërkesës ne tregun global”, potencon ai. /Gazeta Enigma/.

Related Articles