Në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), kanë mbetur të bllokuarë gjithsej 626 tenderë në vlerë rreth 200 milionë euro që nga marsi i vitit 2021 deri më tani. Shkak për këtë grumbullim kaq të madh të ankesave është mosfunksionalizimi i bordit të këtij institucioni, tash e gati një vit.
Disa javë më parë në Kuvendin e Kosovës dështoi për të dytën herë votimi për emërimin e pesë anëtareve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, dhe si pasojë, Qeveria rihapi konkursin për të tretën herë.
Nuk është hera e parë që Gjykata e Tenderëve jetë pa bord. Ngjashëm kishte ndodhur edhe në vitin 2016 dhe në vitet 2013/14. Bllokada 7 muajshe ishte bërë shkak i grumbullimit të një numri të madh ankesash. /Gazeta Enigma/