Këtë të hënë Kroacia është goditur nga një stuhi e fuqishme, e cila ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara, raporton Gazeta ‘Enigma’.
E rajoni që më së shumti u godit ishte Miranjami, ku erërat merrnin me vete gjësende të ndryshme sikurse në filmat fanta-shkencë të Hollywood-it.
Banorët kanë filmuar stuhinë e fuqishme që ka kaluar pranë vendeve ku ata jetojnë, e pamjet janë rrëqethëse.
Madje shumë kulme të shtëpive janë dëmtuar, e pemët e shkulura kanë përfunduar nëpër rrugë, duke e vështirësuar komunikacionin. /Gazeta Enigma/