Dështon kërkesa e PDK-së për mocion parlamentar kundër shtrenjtimit të rrymës, s’ka kuorum

Dështon kërkesa e PDK-së për mocion parlamentar kundër shtrenjtimit të rrymës, s’ka kuorum

Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar mocioni i PDK-së në lidhje me tarifat e reja të ZRrE në mungesë të kuorumit, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike, ka kërkuar mocion parlamentar kundër shtrenjtimit të rrymës.

Tutje kjo kërkesë e cila u hodh në votim u mbështet nga Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

LEXO EDHE: LDK dhe PDK lëshojnë sallën e Kuvendit, kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës

Kuvendi nuk pati kuorum për këtë vendim. Vetëm 36 deputetë morën pjesë në votim.

Me këtë rast, deputetë e LDK-së dhe të PDK-së, kanë lëshuar seancën. Ndërsa ata të AAK-së kanë qëndruar në sallë./Gazeta Enigma/

Related Articles