PDK fton konferencë të jashtëzakonshme për media

PDK fton konferencë të jashtëzakonshme për media

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se këtë të martë në ora 12:30 mban konferencë të jashtëzakonshme për media, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Konferenca do të mbahet në Hollin e Kuvendit.

Ndërsa konferencën e mban Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Kujtojmë se Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sot ka aprovuar tarifat e energjisë elektrike.

Ku sipas vendimit të ZRRE-së energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet për konsumatorët që i shpenzojnë deri në 800 kilovat orë, ndërsa ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovat do të paguajnë 12.5 cent për kilovat, apo një rritje prej 100%.

Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar mocioni i PDK-së në lidhje me tarifat e reja të ZRrE në mungesë të kuorumit të cilin e ka kërkuar Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles