Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë ditës së sotme ka publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve nga viti 2020 deri në vitin 2021, shkruan Gazeta Enigma.
Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.
Ai që ka shpenzuar më së shumti për derivate apo udhëtim ishte deputetja Teuta Haxhiu me 2 mijë e 430 euro.
Rasim Demiri nga grupi parlamentar i AAK-së, me 2 mijë e 340 euro renditet në vendin e dytë.
Albert Kinolli nga grupi parlamentar 6+ ka shpenzuar 2 mijë e 130 euro i pasuar nga Fidan Jilta me 2 mijë e 10 euro.
Deputetët e Republikës së Kosovës për periudhën janar – dhjetor 2020 kanë shpenzuar në total 90 mijë e 328 euro.
Më poshtë mund të shihni listën e top 10 deputetëve që kanë shpenzuar për derivate për vitin 2020:
- Teuta Haxhiu 2 mijë e 430 euro
- Rasim Demiri 2 mijë e 340 euro
- Albert Kinolli 2 mijë e 130 euro
- Fidan Jilta 2 mijë e 10 euro
- Fatmire Kollçaku 1 mijë e 950 euro
- Duda Bajle 1 mijë e 920 euro
- Shkëmb Manaj 1 mijë e 920 euro
- Ilir Ferati 1 mijë e 660 euro
- Rasim Selmanaj 1 mijë e 650 euro
- Arbër Rexhaj 1 mijë e 560 euro