Kuvendi i Kosovës këtë të martë ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimeve të deputetëve, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Sipas këtij raportin për vitin 2019 ai që i prin kësaj liste është deputeti, Veton Berisha, nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE), i cili për derivate ka shpenzuar 2 mijë e 910 euro.
Berisha pasohet nga deputetja Teuta Haxhiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila vjen nga rrafshi i Dukagjinit ka shpenzuar hiq më pak se 2 mijë e 820 euro.
Në vendin e tretë pason Albert Kinolli, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) i cili për derivate ka shpenzuar 2 mijë e 610 euro.
Vendi i katërt vazhdon me shifra gati se të njëjta, ku deputeti Fikrim Damka, nga Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) i cili për derivate ka shpenzuar 2 mijë e 430 euro.
Duda Balje në vitin 2019 për derivate ka shpenzuar 2 mijë e 400 euro kështu duke u radhitur si e pesta në listën e shpenzimeve të derivateve.
Pas Duda Balje pason deputeti Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili ka shpenzuar 2 mijë e 280 euro.
Rasim Selmanaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i cili vjen nga rrafshi i Dukagjinit për derivate ka shpenzuar 2 mijë e 190 euro.
Deputetja Luljeta Veselaj – Gutaj është e fundit në listën e atyre të cilët kaluan shifrën mbi 2 mijë euro e cila shpenzimet e saj për karburante i ka rrumbullaksuar me 2 mijë e 130 euro.
Të fundit në listën e shpenzimeve për derivate janë deputetja Time Kadriaj dhe deputeti Shkumbin Demaliaj të cilët kanë shpenzuar nga 1 mijë e 950 euro për vitin 2019.
Nga të gjithë deputetët e Kosovës për vitin 2019 shpenzimet për derivate kapin shifrën 76,800.00
Kuvendi ka sqaruar se deputeti kompensohet për shpenzime të udhëtimit, si: 30km-110 euro, deri në 60km-20 euro dhe mbi 60 km-30 euro. /Gazeta Enigma/