Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi. Një cjap ka lindur me sy në mes të ballit në lagjen Musabeyli në qytetin e Kilis.
Pronari i cili deklaroi se kishte 25 vite që merrej me blegtori tha se për herë të parë kishte hasur në një situatë të tillë.
“U drodha kur e pashë në hambar pasi nuk lëvizte.Kur e fotografova, ndjeva se ai reagonte. Kam 25 vjet që e bëj këtë punë, nuk kam parë dhe dëgjuar diçka të tillë. Do të doja që shërbimet ta marrin përsipër dhe të kujdesen për të”, tha Kartal.
Ahmet Ujar, shef i Departamentit të Patologjisë pranë Fakultetit Veterinar të Universitetit Mustafa Kemal në Hataj, tha se ishte një çrregullim kongjenital dhe se kishte pasur raste të ngjashme edhe më parë.