Gazeta “Enigma” ekskluzivisht ka sjellur emrat e drejtorëve të rinj nga radhët e VV-së dhe asaj të AAK-së.
Komuna e Kamenicës ka zyrtarizuar emrat e drejtorëve të rinj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gazeta “Enigma” përmes burimeve të saj sjell ekskluzivisht emrat e drejtorëve të rinj në këtë Komunë.
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë: Shpend Morina
Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Afrim Dervishi
Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm: Uran Berisha
Drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik: Burbuqe Leka
Drejtoreshë e Drejtorisë për Sport, Kultur dhe Rini: Rina Matoshi.
Poashtu, Gazeta sjellë edhe emrat e drejtorëve nga radhët e AAK-së, parti e cila udhëhiqet në Kamenicë nga Faton Jakupi.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE: Këta janë emrat e drejtorëve nga radhët e AAK-së në Kamenicë
AAK-ja në Kamenicë do t’i ketë pesë drejtori sipas marrëveshjes së bërë me VV-në për ta udhëhequr këtë komunë së bashku për një mandat.
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës do të jetë: Merita Agaj
Drejtor i Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi do të jetë: Zotrim Kastrati
Drejtoreshë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të jetë: Diana Kryeziu Ajvazi
Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë do të jetë: Eurona Hoda
Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Inspektorat do të jetë: Kujtim Kallaba
Faton Jakupi pritet të jetë nënkryetar i Kamenicës për katër vitet e ardhshme, ashtu siç ishte edhe në mandatin e kaluar nën qeverisjen e Qendron Kastratit. /Gazeta Enigma/.