Wayne Rooney ka folur për të kaluarën e tij dhe problemet që ia ka shkaktuar alkooli gjatë kohës sa ishte futbollist profesionist, duke theksuar se edhe mund të kishte përfunduar me vdekje.
Trajneri i tanishëm i Derby County, në një intervistë për BBC, është rrëfyer se ka vuajtur nga disa probleme mendore në atë kohë, dhe se ai kishte mundur ta vriste veteveten apo dikë tjetër.
“Mund t’i bëja cak sulmi disa vajza, mund të vozisja në gjendje të dehur, të cilat gjëra i kam bërë, apo mund ta vrisja ndokënd. Mund ta vrasësh edhe veten, në rastin më të keq”, tha ai transmeton Gazeta Enigma.
“E dija që kisha nevojë për ndihmë, ta shpëtoja vetveten por po ashtu ta shpëtoja familjen time. 10 apo 15 vite më parë, mezi shkoja në zhveshtore dhe thosha që po vuaj nga alkooli, po luftoja me shëndetin mendor”, ka thënë Ronney.
Legjenda e Manchester United po ashtu ka folur për disa probleme që ai ishte futur si fëmijë, në lidhje me përleshjet dhe dhunën në rrugë.
“Zakonisht ne shkonim në Southport dhe përlesheshim shumë. Kthehesha me sy të qepur në shtëpi. Isha vetëm 12 vjeç. Me kujtohet edhe kur ma thyen nofullën në Manchester. Isha vetëm 13 vjeç”, theksoi ai. /Gazeta Enigma/