Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka bërë të ditur se ka shkëputur kontratën me kompaninë e autobusëve e cila kishte për detyrë transportin e nxënësve në këtë komunë nga fshatrat për rreth.
Rahimaj ka theksuar arsyeja e shkëputjes së kontratës me kompanitë, në këto relacione është sepse autobusët udhëtonin pa nxënës.
Sipas tij një vit mësimor, buxhetit të komunës së Kamenicës i kushtonte 73 mijë e 299 euro e 50 cent.
“Me shkëputjen e kontratave të tilla i kursejmë paratë, ashtu që të shfrytëzohen për projekte në dobi të qytetarëve”, nënvizon Rahimaj.
Postimi i plotë: