Vdes në Klinikën Infektive një i burgosur i Burgut të Dubravës

Vdes në Klinikën Infektive një i burgosur i Burgut të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në Klinikën Infektive një i burgosur.

Sipas njoftimit të ShKK-së, i burgosuri A.S, i lindur më 1975 ka vdekur sot rreth orës ‪07:30 pas një sëmundje të rëndë.

Sipas njoftimit të ShKK-së, viktima në pranim është konstatuar se vuan nga sëmundje e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë.

“Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Kliniken Infektive ku edhe ka ndërruar jetë. Si rast i rëndë shëndetësor, ka qenë i vaksinuar me dy doza të Vaksinës anti COVID-19!”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu Shërbimi Korrektues bën të ditur se për këtë rast ishte bërë edhe kërkesa për pezullim të dënimit dhe ka qenë në procedurë.

“A.S po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe ishte i dënuar për veprën penale, vjedhje e rëndë. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet më tej në njoftim.

.

Related Articles