Rritet frika e pushtimit, linjat ajrore i shmangen fluturimeve mbi Ukrainën

Rritet frika e pushtimit, linjat ajrore i shmangen fluturimeve mbi Ukrainën

Disa linja ajrore kanë anuluar ose kanë devijuar fluturimet mbi Ukrainën për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, ku është paralajmëruar edhe pushtimi brenda ditësh.

Transportuesi holandez “KLM”, anuloi fluturimet për në Ukrainë pasi që qeveria holandeze lëshoi një paralajmërim udhëtimi mbi rreziqet e fluturimeve në atë rajon, raporton Guardian.

Një aeroplan pasagjerësh i operuar nga linja ajrore ukrainase “SkyUp” e cila ishte rrugës për në Kiev nga Portugalia, u devijua gjatë ditës së shtunë në kryeqytetin moldav, Kishinau, pasi që pronari irlandez i avionit deklaroi se po ndalonte fluturimet në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në media u raportua për veprime të tjera ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.

Forca të reja ushtarake ruse janë parë gjatë ditës duke lëvizur përgjatë kufirit, ndërsa janë në ajr janë parë edhe helikopterë rus ushtarak.

Related Articles