Ukraina kërkon tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga kufiri

Ukraina kërkon tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga kufiri

Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u ka thënë ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po ktheheshin në bazë.

“Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë në qetësim të situatës”, ka shtuar Kuleba.

Sipas tij, rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Related Articles