Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka deklaruar se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të mbrojtur aleatët e tij të NATO-s, duke i referuar tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë, shkruan Gazeta Enigma.
“Ne do të mbrojmë, nëse duhet, çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, u tha Austin gazetarëve në selinë e aleancës në Bruksel, ku ministrat e jashtëm të vendeve anëtare ishin mbledhur për të dytën ditë radhazi për bisedime, shkruan Aljazeera.
“Nuk ka asnjë arsye, sigurisht, që duhet të vijë ndonjëherë deri këtu – ashtu si nuk ka asnjë arsye që Rusia të pushtojë përsëri Ukrainën”, shtoi ai, duke përmendur aneksimin e Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
“Ukraina nuk kërcënon askënd, e lëre më fqinjët e saj Rusinë dhe megjithatë kjo është ajo që Moska do të na kërkonte të besojmë dhe kjo është mënyra se si [Presidenti rus Vladimir] Putin vazhdon të justifikojë mbledhjen e tij të fuqisë së rëndësishme luftarake”, ka thënë ai./GazetaEnigma.