Falë shitjeve nga marka e tij e veshjeve dhe aksesorëve, ish futbollisti i Manchester United etj, David Beckham thuhet se fiton 50 mije funte (rreth 57 mijë euro) në ditë nga biznesi i tij fitimprurës i markës së veshjeve dhe aksesorëve.
‘Seven Global LLP’, e cila drejtohet nga kompania e Davidit, ‘DB Ventures Limited’ dhe ‘Seven Global Holding Company Limited’, mbulon shitjet e artikujve të markës së yllit të futbollit.
Sipas ‘The Mirror’, ajo arriti shitjen e një shifre marramendëse, prej 17.4 milionë funtesh (20 milionë euro) nga parfumet, orët, rrobat dhe këpucët vitin e kaluar. Këto të ardhura shumë milionëshe nga shitjet e mallrave të njohura, të shitura në shumë dyqane kryesore, sjellin të ardhura rreth 47,671 funte (rreth 54 mijë euro) në ditë.
Një raport nga ‘Seven Global LLP’ thuhet se “David Beckham është një njeri i famshëm ndërkombëtar, emri i të cilit është bërë një markë jetese”.