Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ndalet me gola në kampionatin spanjoll.
Megjithatë, goli i tij nuk i ndihmoi Mallorca-s, e cila pësoi humbje në Sevilla me rezultat 2:1 nga Betisi.
Ai sërish shënon për Mallorca-n, është goli i dytë i tij në kampionat.
Në minutën e 75-të, Muriqi shënon gol të bukur me kokë duke barazuar rezultatin 1:1.
Një gol që çoi në këmbë tifozët e Mallorca-s, por nuk zgjati më shumë se 8 minuta.
Moreno në minutën e 25-të shënoi për epërsin e parë të Betisit, kurse në minutën e 83-të, Willian Jose shënoi nga penalltia për t’i dhënë epilogun përfundimtar rezultatit – 2:1.
Sulmuesi shqiptar nga Kosova – Vedat Muriqi, ishte nga më të mirët në këtë ndeshje, ku edhe u vlerësua me notën e lartë – 7.3, nga ‘SofaScore’.
Betis përforcon vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Mallorca është në të 16-shin me 26 sosh. Muriqi u paraqit titullar, ndërsa u ndëshkua me kartonë të verdhë në minutën e 52-të.