Sipas ministrit rus të emergjencarve, mbi 60,000 civilë janë evakuuar nga zonat e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore në Rusi. Alexander Chuprian tha se rreth 61,000 njerëz kanë kaluar kufirin, duke shtuar se nëntë trena me të evakuuar do të dërgohen në vende të tjera të tjera të Rusisë, shkruan BBC
Chuprian po fliste nga rajoni rus i Rostovit, i cili kufizohet me Ukrainën, ku priten të ndërtohen një sërë kampesh për refugjatët. Udhëheqësit separatistë në republikat e vetëshpallura popullore të Donetskut dhe Luganskut kanë njoftuar planet për evakuimin e qindra mijëra njërëzve në Rusi.
Kreu i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, Denis Pushilin, u takua me banorët që po largoheshin të premten.
“Shpresoj se nuk do të zgjasë shumë,” tha ai. “Por siguria është parësore.”
SHBA-ja i ka hedhur poshtë evakuimet si një përpjekje cinike për të larguar vëmendjen nga pushtimi i Ukrainës./abcnews.al