Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të nxjerrë një Urdhër Ekzekutiv që do të ndalojë investimet, tregtinë dhe financimin e ri nga personat amerikanë për, nga ose në të ashtuquajturat rajone të Donetzkut dhe Luhanskut të Ukrainës.
Me këtë urdhër po ashtu i mundësohet SHBA-ja të vendosë sanksione çdokujt që operon në atë zonë.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se së shpejti do të ketë edhe masa të tjera.
Just in from Psaki: “President Biden will soon issue an Executive Order that will prohibit new investment, trade, and financing by U.S. persons to, from, or in the so-called DNR and LNR regions of Ukraine.” pic.twitter.com/1zEh4a6RqT— Natasha Bertrand (@NatashaBertrand) February 21, 2022