Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur këtë pasdite me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është njoftuar nga Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë për CNN se Biden ka folur me Zelenskyn për 35 minuta.
Pak më herët presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekrete për të njohur pavarësinë e dy regjioneve të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, atij të Donetzkut dhe Luhanskut.
“Kam diskuar ngjarjet e orëve të fundit me presidentin Joe Biden. Ne do të fillojmë takimin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Nacionale. Është planifikuar edhe një bisedë me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson”, ka shkruar Zelensku në Twitter.