Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë ia ka aprovuar Presidentit kërkesën për të lejuar përdorimin e forcës ushtarake jashtë vendit. Kjo i hap rrugën pushtimit të rajoneve të Ukrainës.
Pak pasi Presidenti rus, Vladimir Putin, i kërkoi Parlamentit që t’ia lejojë ndërhyrjen me forcë ushtarke në shtetet e tjera, i erdhi edhe aprovimi, raporton the Guardian, përcjell Gazeta Enigma.
Putin e bëri këtë kërkesë me qëllim të dërgimit të trupave në dy rajone të Ukrainës lindore, të cilat njëherë i njohu si të pavarura, e më pas u zotua se do të conte ushtrinë atje për “mision paqeruajtës”./Gazeta Enigma/