Suedia i kundërpërgjigjet Rusisë: Vendosim vetë për politikat e sigurisë

Suedia i kundërpërgjigjet Rusisë: Vendosim vetë për politikat e sigurisë

Kryeministrja suedeze Magadalena Anderrson iu është përgjigjur Rusisë e cila tha se në rast të anëtarësimit të Suedisë në NATO do të ketë pasoja të dëmshme, raporton Gazeta Enigma.

Andersson ka theksuar se Suedia vendos vet për politkat e sigurisë.

“Linja suedeze është shumë e qartë. Në Suedi, jemi ne vetë ata që vendosim për linjën tonë të politikës së sigurisë. Është e rëndësishme në këtë situatë që të ketë stabilitet dhe parashikueshmëri në linjën e politikës suedeze të sigurisë, ajo është e qetë në një situatë si kjo”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

Kryeministrja e Suedisë, ka thënë se vendi i saj e ka thelluar bashkëpunimin me vendet dhe shtetet tjera në kohën e fundit.

“Suedia ka bërë në vitet e fundit investime reale në mbrojtje për të qenë në gjendje të forcojë aftësitë tona ushtarake dhe ne gjithashtu kemi forcuar, thelluar dhe rritur numrin e bashkëpunimeve me vende dhe organizata të tjera”, shtoi ajo.

Related Articles