Superliga e Kosovës do të vazhdojë këtë fundjavë me xhiron e 22-të.
Në ditën e sotme (e shtune), do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante. Padyshim, e gjithë vëmendja do të jetë në Gjilan.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita është nikoqire e Ballkanit në derbin e javës. Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar tashmë kuotat, ku gjilanasit janë favoritë me 2.15, barazimi vlen 3.00, kurse fitorja e mysafirëve me 3.20.
Kurse, në anën tjetër, Llapi është nikoqir i Malishevës. Llapi është favorit absolut me 1.53, barazimi vlen 3.75, dhe fitorja e Malishevës me 5.00.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.