Ministri ukrainas: Propaganda ruse ka dalë nga binarët, nuk kemi armë bërthamore

Ministri ukrainas: Propaganda ruse ka dalë nga binarët, nuk kemi armë bërthamore

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka mohuar deklaratat ruse se Ukraina po përgatitet të hedhë bombë atomike në territorin rus.

Kuleba përmes një statusi në Twitter ka thënë se ky është një lajm i rrejshëm, sepse siç ka thënë, Ukraina nuk ka armë bërthamore.

“Propaganda ruse ka dalë nga binarët dhe spekulon se Ukraina mund të përgatitet të hedhë një ‘bombë të pistë’ në territorin rus. Kjo është një shpifje e sëmurë. Ukraina nuk ka armë bërthamore, nuk kryen asnjë punë për t’i krijuar apo fituar ato. Ne jemi një anëtar përgjegjës i NPT-së”, ka shkruar Kuleba në Twitter./GazetaEnigma/

Related Articles