Zelensky: Bota po e përkrah Ukrainën me SWIFT

Zelensky: Bota po e përkrah Ukrainën me SWIFT

Zelensky e konsideron “fitore të madhe” vendimin e Perëndimit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se është arritur konsensusi për kufizimet në SWIFT për Rusinë.

Në një deklaratë për media të shtunën në mbrëmje, lideri ukrainas ka thënë se “po ndjejmë se Ukraina ka marrë përkrahjen e botës së civilizuar”.

“Rezultati praktik? SWIFT”, ka thënë ai.

Ai e ka cilësuar këtë si “fitore të rëndësishme” dhe se “Rusia do të humbë miliarda e miliarda”.

“Është çmim për pushtimin tinëzar të shtetit tonë”, ka deklaruar Zelensky.

Disa shtete të fuqishme perëndimore kanë përkrahur përjashtimin e Rusisë nga SWIFT-i, ndërsa ende s’ka një vendim final./GazetaEnigma/

Related Articles