Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefoni me kryeministrin britanik Boris Johnson, ku ka treguar se çka i ofroi ky i fundit Ukrainës, në këto momente kur ata po përballen me agresorin rus.
Përmes një cicërime në Twitter, Zelenskyy tha se Johnson e ka njoftuar se ka marrë vendime të reja për t’i forcuar kapacitetet e ushtrisë ukrainase.
“Bisedova në telefon me kryeministrin britanik @BorisJohnson. I jam mirënjohës kryeministrit britanik për pozicionin e tij, vendimet e reja për të forcuar kapacitetet e ushtrisë ukrainase. U ra dakord për hapat e mëtejshëm të përbashkët për të luftuar agresorin”, shkroi Zelenskyy./GazetaEnigma/
Поговорив телефоном із @BorisJohnson. Вдячний британському Прем’єр-міністру за його позицію, нові рішення щодо посилення потужності української армії. Узгодили подальші спільні кроки з протидії агресору.— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022