Pas shpërthimeve në Vasylkiv, kryetarja e qytetit, Natalia Balasynovych, regjistroi një mesazh në Facebook për banorët:
“Ju mund të shihni se çfarë po ndodh, ju mund të shihni zjarrin — për fat të keq, kjo është depoja e magazinimit të naftës në fshatin Kriachky. Armiku dëshiron të shkatërrojë gjithçka përreth, por ai nuk do të ketë sukses. Ju e keni parë këtë gjatë ditës, pati granatime të rënda nga raketat balistike. Aeroporti ynë u granatua gjithashtu, por ne e morëm atë, është nën kontrollin e Ukrainës”, ka thënë ajo, shkruan CNN.
“Nata do të jetë e vështirë këtu, si dhe në Kiev, por ne do të qëndrojmë në këmbë dhe do të fitojmë, sepse Zoti është me ne”, tha Balasynovych.
/Gazeta Enigma/