Suedia do të dërgojë armë në Ukrainë

Suedia do të dërgojë armë në Ukrainë

Suedia ka njoftuar se do të dërgojë pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera në Ukrainë, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Kryeministrja Magdalena Andersson tha se do të ishte hera e parë që Suedia do të dërgonte armë në një vend në konflikt që nga pushtimi sovjetik i Finlandës në 1993

Andersson deklaroi se dërgesat do të përfshijnë 5.000 lëshues antitank, 5.000 parzmore, 5.000 helmeta dhe 135.000 pako ushqimore.

“Përfundimi im është tani se siguria jonë shërbehet më së miri nga ne që mbështesim aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur kundër Rusisë,” tha Andersson.

/Gazeta Enigma/

Related Articles