Shqipëria vendos sanksione ndaj Rusisë

Shqipëria vendos sanksione ndaj Rusisë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, informoi pasditen e kësaj të diele për vendimet e qeverisë shqiptare, në kuadër të aleancës ndërkombëtare me Ukrainën kundër pushtimit rus.

“Shqipëria iu është bashkuar masave shtrënguese të BE kundër Rusisë. Po hartojmë bazën ligjore për zbatimin e këtyre masave shtrënguese. Këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik. Ne i bashkohemi sanksioneve të BE për ngrirje asetesh”.

“Masat do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Ndalohet udhëtimi në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, diplomatë e zyrtarë. Sanksionet ekonomike: në financë, energji, transport dhe teknologji”, njofton tvklan.al.

Xhaçka po ashtu tha se “nga sot, hapësira ajrore e Shqipërisë mbyllet për të gjithë operatorët ajrorë rusë. Shqipëria s’merr pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse, deri në fund të pushtimit”.

“Po punojmë për ofrimin e ndihmave materiale ushtarake dhe spitalore për Ukrainën. Shqipëria do të vazhdojë të bashkohet me çdo nismë të aleatëve e partnerëve tanë”, njoftoi Xhaçka./Gazeta Enigma/

Related Articles